Qyteti loton për S. Dapkon!Tyran Prizren Spahiu


Tyran Prizren Spahiu

Zymtësi në Prizren

në pikë të ditës errësira ka mbuluar qytetin

asgjë nuk lëvizë, jeta ditore ndalet

ç’ndodh në sheshin e Shatervanit?

*

Dhimbja është stërmbushur

heshtja endet poshtë e lartë

athua edhe Lunbardhi pa zhurmën e tij sot ngushëllohet

dritëzon edhe më shumë diellin e shumëpërfolur.

*

Qetësi që ngrinë çatit e nënkalasë

malet janë të mbuluara me dëshprim e zhgënjim

çuditen edhe zogjtë tek shetitorja e rinisë

dashuria e Lidhjes dhe frymëmarrja u varrosën.

*

Atë ditë ora u ndal, qytetit i shkojnë lotët

personin markant vëmendja ngushëllon

si një u rreshtuam në udhëtimin e tij të fundit

respekti për zotëriun arriti piedestalin.

*

Ngriti një shkallë më lartë fjalën e esnafllëkut

prore pëshpërisin fjalët e urtakut

atdheun e kam shenjtëri të tempullit

më përmendni si atdhedashës që stuhive të historisë ka qëndruar stoik.

Tyran Prizren Spahiu

vargje poetike

Vargjet frymojnë