Gjirokastra jonë-Athina Pappa


Athina Pappa

Ndrin si dielli mbi pullaze,

nuse moj shamizë e bardhë,

me shtepitë radhë,radhë,

Gjirokastra jonë.

Do dal sonte te kalaja

që të shuhem nga sevdaja

shoh Kërcullën nëpër maja,

Gjirokastra jonë.

Shpirti i flakur nëpër zjarre,

por qëndron gjithmonë krenare,

zemrën trime dhe bujare,

Gjirokastra jonë.

Veshur sonte me të bardha

nga Virroi te Kalaja,

Kalldrëme dhe çati të bardha

Gjirokastra jonë .

Vatra e nënës vetëm mbeti,

djemtë ja vodhi kurbeti,

porsi lumi derdhi lotin,

Gjirokastra jonë.

Ax,moj kohĕ mĕrgimtare mbushe ruzullin me vare,

ca lanĕ eshtrat nĕpĕr male buza jote

lelm pikon.

Dil, merrja këngës pranë

që të shuajmë sevdanë,

shpërndaje ty nëpër vatane,

Gjirokastra jonë !