Rrëfenjë për  Çoballarët  në vitin ’90-Gezim Llojdia


Dita e hënë.

Ujët erdhi i ftohtë në radhën tonë. Gjyshja mori shatin,lidhi brezin në ngjyrën e detit. Priu përpara shtegut të dhive. Ecte dhe fliste .Këmbëlehtë.

-Djemo ,foli-uji erdhi si i rënë nga qielli .Na do Perëndia .S’jemi te gërnjës. E nisi fjalëmbël punën. Nuk e ndjenim shatin. Kishte një ëmbëlsi në fjalë dhe një kurorë thinjash në kokë. U larguam përpara se të  zihej “syri i diellit”.

E martë

Uji është në radhën e Çoballareve .Ka plasur gërnja .Plaka e Çoballarëve u lutet djemve:

-Djemo është radha jonë shkoni dhe fusni ujët ,se mua më dhëmbin kryqet .

Dëgjohet zëri i mekur i Mexhitit.

-Unë do të shkojë deri tek shtegu i Sorkadhes. Kemi ditën e gjahut ,do vijnë gjahtarë edhe nga përtej xhivarit tonë. Kam parë një sorkadhe atij shtegu,mbase ma zë defeku.

-Kalo i përgjërohet plaka e Çoballareve shko ti se kemi ditën e ujit.

Zëri i Kalos erdhi me vonesë.

– Sikur e kisha lënë të zbrisja tek vjerra në limëra, moj Dudë.

-Kame ti je më i vogël,por mos na humb radhën  e ujit,shko colush?

-Moj Dudë harrove që vetë the të martën nuk zihet gjë me dorë ,nis ters gjithë java.

Plaka e Çoballareve i flet bukuroshes së shtëpisë.

-Valo,e mira zërë ujin.

-Mirë u gjegjë vasha.Gërnja u mbyll.

Dita e mërkurë

Gjyshja mblodhi mashurkat. Ato që tepruan ua dha Çoballareve .Plaka e tyre i tha

-Moj Rexhine ç’të bëhen deti ti moj korbë?

Gjyshja u shpuri edhe Mërkurajve. Më thanë,tha ajo se do të ndiznin një qiri tek lisat .

Dita e enjte

Uji nga Lëpusha nuk erdhi.

Dita e premte

Ujët shkoi në lagjen e sipërme.

Dita e shtunë

Uji u kthye ne mëhallën tonë.

-Merreni dhe mos e shpërdoroni, tha ujari i fshatit kur e solli deri tek rrapet  e xhivarit tonë. Po, qe se nisni sherret e  vjetra, e kthejmë në mëhallën e sipërme ,tha dhe iku duke tundur kokën.

Potisën Mërkurajt. 

Dita  e hënë

Gjyshja na pa plotë nur.

-Do ti mbytim pemët tha.E mbajtëm ujin deri kur u ftohën yjet.

Dita e martë

Te Çoballarëve ka rënë qetësia.

– Flenë Çoballarët, tha gjyshja,shqepen në gjumë të zinjtë .Uji do të derdhej në vivar. Çoballarët i prenë pemët në  dëborën  e dimrit.

-Ç’bëni more Çoballarë u tha gjyshja,gjynah nga Perëndia nuk priten bajamet.

-Ashtu thua ti Rexhine ,ju kthyen gjyshes, të ngordhim së ftohti, si miu!

Qe një çast zhgënjimi në sytë tanë,strehë e vogël trishtimi. Çoballarët e humbën ekuilibrin,u rrëzuan bajamet.Pika e vesës  në agim përmbi varrin e askujt ishte loti. U hap një greminë.

-Kësmet,thanë mot do te mbjellim ullinj. Në librin e kohës së Çoballarët rrëzimi i bajameve la një hije.

Erdhi ujari.

-Turp ju xhivari i poshtëm ,tha- e derdhët ujët në vivar.

Dita e mërkurë

Ka rënë muzg. Shikoj një dritë tek Çoballarët .E vetmja pemë,shega përpara dritares  së Çoballarët, si gjemi lëkundet. I ka shpëtuar sëpatës,mirëpo e ka ndjerë frikën  e gremisjes,një ditë kur  Çoballarët të mbeten ngushtë ,shega  do të bjerë me tërsëllëm.

Dita e enjte

Valo është vajza e vetme e Çoballarve. Përmbi bukën e ngrohtë ,Duda i ka hedhur dy pika vaj. Ka flokë të bruztë. Një fytyrë engjëllore .

-Bukuroshe i përgjërohet Duda.

Dita e premte

Çoballarët s’kanë dalë nga shtëpia. Që pa gdhirë kanë zënë të bëjnë fjalë.

-Vajtën një javë pa gërnjë,tha gjyshja e kanë  një ditë në javë. S’mund të rrinë të heshtur gërnjarët.

Dita e shtunë

Çoballarët  i ka kapur trishtimi. Ishin thirrur në kryepleqësi,për ujët që kishin derdhur në vivar.Thuhej se ishin tronditur të gjithë.Kishin pësuar një breje ndërgjegje. U shqipërua se pasojë e kësaj do të ishte një mbyllje tre ditësh,mirëpo e prenë besën si një shkundje të lehtë të dorës.

Unë shkruaj, se Çoballarët,  s’ua tret dot stomaku i zemrës,besën. Kur po zbardhte dita shkuan në festën e Çokajt. I pashë të tre,të lumtur.

-Ku ka zhurmë dhe daulle ka edhe Çoballarët, tha gjyshja.

 Një herë i thanë gjyshes për të blerë një gramafon.

-Çe dua tha gjyshja,muzikë më bëjnë Çoballarët.Haberet i sjellin Çoballarët ,s’pi ujë gramafon ziu. tha gjyshja.

Kur po perëndonte dielli u kthyen me sy të trishtë. Se kush foli :

-Su paska ka ecur Çoballarëve .Mulliri i tyre ka ngecur në vend.

Dita e diel

Po shkruajnë të ardhmen ,plakat e mëhallë tonë.Valo ka të shkruar  mbarësi, thanë ato duke lexuar fatin e bukuroshes së Çoballarët.Vec rri strukur ,kokë mënjanë ka mjegull shumë në atë strehë,rrebesh në të shumtën  e kohës,drithërohet Valo në tokën e sertë,në vjeshtë. Gjera të pabesueshme thanë plakat e mëhallës tonë. Do ti rritet nuri, dhe gjiri .Ende e pazbuluar dashuria. Në horizont ka shumë dyshime, rreth këtyre thënieve. Madje ne xhivarin tonë, u skalit pyetja tek rrapet e shkurre:”Valo kur do të dashuroje,ç’trajta  dashuria kish?E shqoi  gjyshja .Më drithëruan eshtrat ,tha e mekur. Ishin ndërtuar vargjet si në  lapidarë.

 U gdhi e hënë.

Çoballarët ishin bërë tymë. Mexhiti ka thënë se do të ikte në kasaba,qytetin e thërriste me gjuhën e vjetër. Do të zinte tokë .Avulloi Mexhiti nga mëhalla jonë të hënën e tretë të muajit .Dëshmitare ishte vetëm ,cipa e hënës. Një dorë, që zgjatej përtej kufirit të xhivarit tonë. Si mundej të qëndronte atje?

Në përmasat që e kërkonin ne,menduam ja hodhi Xhitja, fshatit. Risitë e tradita e xhivarit tonë nuk ndryshoi. U dëgjua kënga e parë për Mexhitin e Çoballarëve.

Ike dhe lë shtëpinë

O Mexhit oi….

Dhe humbe mes profecive

U dëgjua gërnja e zakonshme tek Çoballarët. Erdhi Mexhiti. Një mal  gënjeshtrash trilloi.

-S’ka gjë tjetër veç dhimbjes kasabaja tha. Kalua dhe Kame e dëgjonin kokëunjur.

Malush  samarxhiu e priti

Burri që ishte burrë

Pse s’qëndroi në kasaba

Fshatit seç i bëri mun

Por i  mbeti në hava.

U ishte ngritur mëndja Çoballarëve.

-Do të mërgojmë në Greqi thanë ata,është hapur kufiri. Do fryhemi në para. Dhe dhimbja të na gryej ,deri sa të tretemi tërësisht,nuk kthehemi këtu në këtë mut mizerje,na shkoi jeta në dërrasën e ftohtë .

-Do të vijë edhe unë, tha Mexhiti,që këtu të mos mbetet më këmbë Çoballari!

 Orbita e gravitetit të Çoballarëve po drejtohej nga frynte era. Ishin shpërthyer kufijtë.

U gdhi e martë

Vetëm tymi vijëzohej tek. Çoballarët Ndjemë dhimbje për ikjen e Çoballarëve.

-Nuk ka ilaç, tha gjyshja ,ishim mësuar me gërnjën e tyre. Ishte tregues domethënës sipas saj.

Mirëpo të gjithë u gabuam. Pasdite ne qendër të fshatit u shfaqën Çoballarët.Gjithë lot e poezi.

– Po këta nga dolën ,se kush tha.Nuk dreqin ikën, në Greqi?

-Diagrami i rrahjes së zemrës të  opozitës tani  e tutje  jemi  ne,u shprehën Çoballarët.Mexhti u bë kryetar i opozitës. Kame ia punoi pas krahëve  si dielli nga retë e tradhtuara .Iku nga opozita. Nga partia e vjetër ,një grup dogjën teserat,hirin e hodhën në hithra. Kame u  bë kryetar i partisë së vjetër.

U gdhi mes dimri

 Çoballarët e kishin gdhirë,me shpirt të përgjumur.

– Do të hapim koçekët e misrit u shprehën ata në mëngjes.Pas koçekëve, do hapet depua e zaires,materialeve të ndërtimit,në fund ujësjellësi, janë si kroma mbetur pezull e një  kohe ikur netëve  mërmëriti, Kame ,përpara mbështetësve të vet.

-Po mirë o Çoballarë u tha samarxhiu,opozitari i vetëm i asaj minute , do ta bëni këtë m..t , fshatë  si shtëpia juaj?