Rruga e shtruar me gjethe
Në rrugën e shtruar me gjethe,
ku fle një puhizë e lodruar
I ndieva ca hapa të shpejtë,
Por dora më mbeti e zbrazur,
se brengë nuk ka ngjyrë edhe shije
Dhe gjethet në vorbull po shtiren,
sikur po kalon ndonjë hije.
Ndiej zhurmë të ca hapash të nderë,
në vjeshtën e fundit sërish
Por ty nuk të shoh duke ardhur,
as veten se shoh, sigurisht.
Në rrugën e shtruar me gjethe,
dhe ankthi shpërndahet ndër drurë
T’na shohë dorë për dorë duke qeshur,
ashtu sikur ishim dikur.