Shprehjet e burrit për gruan-Sheqere Sina Ozuni


SHPREHJET E BURRIT PËR GRUAN

O jeta ime, që me fal lumturi, Mbretëresha e jetes sime je ti. Tani kemi ngelur vetem të dy, Fëmijet jane larguar në emigrim,

Jetën më mirë ne duhet ta shijojmë. Kudo, dorë për dore, do të shkojmë… O breteresha, ime ti je hyjnore, Kafen bashkë e pimë në shetitore.

Tani ndjemë shpirtin tonë të çliruar, se nga pesha e familjes jemi lehtësuar.

Nga plagët e jetës, tani jemi shëruar Ndaj duhet t’i mbajmë duart shterguar O jeta ime, ti më ke falur shumë gëzime, Je nënë, baba, motër, vella i jetës sime.

Ti o grua, je mbretëresha ime e parë, Per ty unë do të jem gjithmone gjallë… Hajde punët t’i bëjme të dy bashkë, Pastaj qetësohemi në dopjo shtrat.

Ha, ha, ha, unë filloj e shumë qesh, Përqafoj burrin tim, porsi mikeshë, Pastaj qeshim së bashku dhe gëzojmë, Jetën njëri-tjetrit më shumë ia shtojmë.

Autore: Sheqere Sina Ozuni