SI BLETËT PUNTORE
**********************
Si bletët puntore
Punova…. sivjetë.
E mbusha shtëpinë,
Plot me bereqetë.
Sfidova…beharin
Që poqi, si prush
Me punët e krahut
Dit për dit, në fush.
Nuk e kam për turp,
Të punoj…. në ara.
Kënaqësi e shpirtit,
Prodhimet e mbara.
Me bio ushqehem
Me ato që mbjell.
Helme….. hibricide
Asnjëherë s’ju hedh.
Ysmet shum ju bëjë
Vadis, prashis vetë,
Si, bleta…..puntore.
Kur nektarin mbledh.
Punova….e nxitova,
prodhimet i mblodha.
Djersa, edhe mundi,
Ja, vlejti…për mua.
Çast
Nga poetja: Afërdita Hadaj.
Këlcyrë Përmet Albania.
Kjo poezi për gjithë nënat punëtore
duar arta, që punojnë,si bletët puntore
në ara, kudo nëpër fshatra. Respekte !