Si dallëndyshet-Vaso Papaj


Në një ballkon aty ballë detit

Ca dallëndyshe cicërojnë.

Te një folezë që i ngjan djepit

Si një puhizë vijnë edhe shkojnë.

Pranverë dhe verë ikin revan,

Po vjeshtë dhe dimër më k’tu s’ka.

Se retë ngarkuar nuk sjellin tufan.

Mbeten shaluar mbi Llogora.

Unë të vështroj, ti më vështron,

Mos tek ato gjejmë veten tonë?

Mos k’tu në breg Zoti ka fron?

Vetëm vështron, dhe na bekon?…

Mund të jetë një imazh i fole