Vetëm për ty-Petro L. Sota


Petro L. Sota

S’më mjaftojnë fjalët, që ty t’i them,

Në cilin fjalor, mund t’i merrja hua,?

Me trillet dhe nazet, ti më rrëmben,

Prandaj dhe unë, më shumë të dua.

Ti s’je e veçantë, je si gratë e tjera,

Por mua më dukesh ndryshe vërtetë,

Se kur vij në shtëpi, ti më pret tek dera,

Që të dua më shumë, s’mjafton një jetë.

Dhe më përqafon, si për herë të parë,

Prandaj s’më habisin, vështrimet e tua,

Nëse një tjetër grua, do të kisha marrë,

S’do i ndjeja kaq shumë, si buzët e tua.

S’më le, që të mendoj ndryshe për ty,

Se m’i merr mendimet dhe m’i kopjon,

Edhe pse ti, m’i lexon të gjitha me sy,

Mbase edhe kjo, ndoshta s’të mjafton.

S’të kam pritur, siç presim burrat gratë,

Sepse ti, nga unë nuk je larguar kurrë,

Do të doja të largoheshe vetëm një natë,

Që ta ndjeja më shumë, mallin si burrë.

Dhe po të largoheshe, ndoshta një vit,

Nuk e di, se si mund të prisja ty unë,

Do të rrija duke pritur çdo natë e ditë,

Do më dukej një jetë, mbase më shumë

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur dhe xhaketë për darkë