“Një ditë në fshat vlen sa një muaj në qytet” – Christina Rossetti
S`KA MË MIRË SE NË KATUND
Vend më të mirë nuk gjen askund,
Sesa të jetosh e të veprosh në katund.
Të gjitha të mirat i ka katundi,
Që s`mund t`i gjesh asgjëkundi.
Një katund me plot male e fusha,
Përrenj, lumenj, ara, lëndina e gëmusha,
Kopshte me gjelbërim e lule plot
Jo vetëm dje, sot, por për çdo mot.
Me ajër të pastër, plot me gjelbrim,
Ka shumë arsye të mendojmë për kthim.
Katundin po e përqafojnë shumë qytetarë,
Kush më shpejt e kush më parë.
Edhe në ëndër katundi po më thërret,
Kthehu tek unë, mos rri në qytet,
Katundit asgjë sot nuk i mungon,
Pothuaj qytetit, gati i gjason.
Një katund me çerdhe, shkolla,
Me nxënës e fëmijë të shëndoshë si molla,
Me rrugë e rrugica të asfaltuara,
Me shtëpi të bukura të ndërtuara.
Me fusha sportive e shtëpi shëndeti
Katundit po i vie erë qyteti
Këto e shumë gjëra tjera që nuk janë përmendur
Nuk ka arsye për t`u hamendur
T`i kthehemi katundit me gjithë mend,
Të jetojmë bukur në më të bukurin vend.
Jetë më të shëndetshme sesa në katund,
Vështirë e ke të gjesh ndokund.