Takoi Pafundësinë-Sami S. Shatri


Sami S. Shatri

Flas me heshtjen, me frekuencën e mendjes

i shoqëruar, në boshllëkun e pamatur,

ngjitem e zbritem, herë lartë e herë poshtë

gjithçka rreth meje, cirkulon fluturueshëm!

Mendja përplaset, në murin e pafundësisë

vallëzon përkundshëm, në vallsin e yjësive,

dritëzon vezullueshëm, si pishtar flakadani

takon vrimat e zeza, larg atje n’vasionë!

I frikësuar e hamendur, nga ky terr i pafund

që përbin e gëlltitë, galaktika yjesh

kthehem i trishtuar, në planetin tokë

flas prap me heshtjen, vetmuar në një dhomë!

Nga ky udhëtim mendje, mësova një gjë

sa të vegjël jemi, ndoshta nuk e dimë

miliarda yje sillen, rreth e çark n’vasionë

pse të jemi vetëm, në këtë gjithësi!

Nga e gjithë kjo, unë besoi shumë

mijëra humanoid, kemi përreth nesh

një ditë patjetër ne do t’i takojmë

ata luajn shumë rol, prore në jetën tonë!

Prishtinë, 23 gusht, 2024

Samy