Të marrët…Azem Baliaj


Nje qytet gjashtemije vjecar…

Kullon gjak ne kohe te “re”!

Mbushur bota me te “marre”,

Kukuvajka pa sy, pa fe…

Sa Pilat’ sot po “lajne” duar?

Sa te tjere bejne llogarite?

Zjarri…nga kush do shuar?

Moren flake dhe perendite!

Ah, moj bote, kur marrezive,

Eger do u “kendosh” gjemen,

Nje qytet “mbytur” risive (!)

Germadhave kerkon nenen!

Nena e mjere falet altareve!

Perkund djepa me te vdekur!

Bote, o shtrige e te marreve!

Po vdes, marrezite pa tretur!