Pranverë,mos u vono-Merita Abazi


Hakmarja më e mirë është lumturia.(Demokriti)

PRANVERË, MOS U VONO

Dimër…egër..egër..egër,

sy, në zemër, në shpirt,

N’agim vesa e shtron jorganin e akullit

Në mbrëmje, hëna e ngrin shikimin në pasqyrë

Drita rrezëllon me joshje rrënqethëse,

Vesi kurthin e ngre…,

Kontraste njerëzore,

Shpirti vuan…kërkon virtytin në udhëtim

Zërin e shpresës

Të ngrohtësisë së shpirtit,

Andaj pranverë,

Je bukuria e syve, hijeshia njerëzore

Dashuria e pafund

Eja, na përqafo, na mbështjell me ëmbëlsinë tënde

Mos u vono pranverë!