Të prita aty ku zhyteshin yjet !..
Këtu zbriste hëna, yjet ,çdo nat..
këtu luanin me valën
si në përrall,
prita shum gjat..
me vështrimin tretur thell,
në mall !
Vezullimet, këtu kërcenin si gërma
mbi valë,
këtu fundoseshin ..
e ngjiteshin përsëri lart,
dihasnin si tinguj simfonie,
a zemrash ..
pastaj,
pastaj fshiheshin përsëri,
gjat !
Sekondat, minutat, orët,
iknin bashkë me valët, tutje ..
vezullimeve ,
duke u fundosur thellë në ‘oqeanin’ tim
si orakuj ..
e pëshpërisnin ëndrrave
për një puthje..
që kishte mbetur aty,
si tik-tak i fshehur, i dy zemrave !
Aty prita, prita gjat, oh sa gjat ,
deri në përpëlitje psherëtimash..
që zbrisnin posht valëve,
ku s’tretej malli ..
për Ty,
ku endeshin thërmija dëshirash ,
e ç’ do psherëtim ..
fundosej,
bashkë me shkëndija yjesh, në sy !
Të prita gjat, shum gjat,
mbështjell me pëshpërima të heshtura fjalësh
ç’do nat ,
qepja ëndrrat si mantel dëshirash,
e prisja, prisja pa fund ..
nën trokitje të heshtura
valësh,
ku dhe tingujt zhyteshin, e ktheheshin prap !
Prita gjat me shikimin tretur në val ,
psherëtimat ..
i dërgova tutje ..
kontureve të imazhit tënd,
plot mall !…