Tek numëroja yjet-Besie Qato Arapaj


Tek numëroja yjet

buzëqeshi hëna

Në çast para syve mua m’u shfaq Nëna

Me thinjat e bardha

shaminë përmbi vetull

drejtë meje po vinte

me buzë duke qeshur.

Sa shume u lumturova

E renda si një flutur

Në krahë e përqafova

e nduka me të puthur.

Ja mblodha aromën

e Futa në gji

e mora me vete

largë në Itali.

Tek numëroja yjet

më pa shtrëmbër hëna

sa shumë u trishtova mu largua Nëna.