Treni i fundit
Gezim Llojdia
1.
…Ai ishte treni fundit.Mirëpo në atë stacion, do të vinin dhe iknin trena të tjerë,por ai tren ku ajo iku, nuk do vinte më.Ai treni më pas u kthye në mallkimin tim…Ai ëshët treni i vetëm që ka mbetur në kujtesë.A e dini sa është shiriti i ëndrrave ,që shohin të çmendurit?Deri sa kanë pësuar aksident.Kjo u shfaqet për natë.Dhe çdo javë.Dhe çdo muaj,dhe çdo vit.Si një çmendur i dashurisë ,shirti i ëndërrave të mia, ishte ai treni i fundit i asaj vere të vitit 86.
Rrëfim ndërmjetës
Sikur koha,të mos kishte mbarim kurrë?Pra ne, të ishim përmbi kohën.Ose ,ora të mos kurdisej dhe të mbetej:7.Le të rridhte koha.Në hesap të vet.Në rrjedhën e vet.Koha në shtegun e saj të vjetër. Dhe ditët e jetuara atje, te godina 7,të kishin ngecur .Të ishin po ato.Ato vajza.Ajo godinë.Ajo pasdite.Ai zjarr.Ajo ndajnatë.Ai qiell.Ato yje.Ajo Amandë.Ne të ishim të paprekshëm nga efekti kohë.Lëvizja e ngahershme të heshte.E pandalshmja të bëhej e ndalshme.Si enigma.Kur erërat shushurinin në drejtim të kundërtë.Lumenjtë, që tërhiqnin ujrat.Bora, që nuk zbriste poshtë, por kthehej, sërish nga kishte ardhë.Shiu, që nuk rrëzohej…
2.
Isha i prekur nga sëmundja e dashurisë.Dhe çfarë recete ka?Asgjë.Kjo më kishte bërë të mos e dalloj ,aq mirë hekurin nga argjendi,apo kripën nga sheqeri. Kur ditët nuk mjaftonin.Nuk ishin më aq të gjata.Dhe netët gjithashtu.U shkurtuan.E kam të freskët ditën,kur e përcolla te treni.Vuri valixhen.Dolëm jashtë deri sa konduktoret filluan ti binin bilbilit.Po niset treni…Treni po niset…
U ngjeshëm te fundi lokomotivës,që po shkëputej nga plaforma.
-Shiko ka njerëz, majtas!
Jo!
Po djathtas ?
Jo!Pastaj u hodh vërtik ,më përqafoi.
-Kur do takohemi?Në 22 gusht në Tiranë ,te fakulteti im.Tani, se po më ikën treni.
-E mësove, si zbuten dhitë egra?
Aso kohe,nuk kishte mganetofon.Ti ruaja zërin.Nëpër mjegull,ende e dëgjoj atë zë.Dhe do ta dëgjoj, deri ditën e fundit.
Shtegtimi i saj s’ka caqe, brigjet.Ashtu si dielli në mijëra sopik ,shpërndahej sapo rrëzohej,derdhej në mijëra shkëlqimtare të vogla,prej dritëze me formën e qelqit.Ishte mjegullnajë.E ke të murosur në librin e shpirtit.Por, që kishte hyrë thellë në labirintet e zemrës…
3.
Ajo më la te stacioni i trenit.Ishte treni i fundit, që e pashë me fytyrën e saj.Deri larg tundte në ajër dorën e saj.Dhe unë i vetëm në stacion.
…
Këtu poshtë është teksti i këngës treni i fundit.Duket sikur autori ka shqyrtuar gjëndjen time dhe ka hedhur në pentagramë notat muzikore.
Shikoj trenin si shpejton,
Treni fundit nuk frenoj,
Mbeta vetëm në peron.
Une i gjorë,
Sa më larg,
O sa më larg,
O sa më larg treni shpejton,
Mbeta vetëm në peron,
Une i gjore.
Fati mjere shpinën ma kthen,
Shpresa e fundit qe aj tren,
Treni humbi në errësire.
Më se shoh.
O im Zot,
O im Zot,
O im Zot, ti më ndihmo!
Rrugën t’kthehem në shtëpi,
Ti ma trego!
Un’ jam rrezja e vetëmise,
Qindra mila larg shtëpise
Zërin tim kush se dëgjon,
Se dëgjon,
O im Zot,
O im Zot,
O im Zot, ti më ndihmo!
Rrugën te kthehem në shtëpi,
Ti ma trego!
………….
Amanda Ç. dhe muzikanti
Poezitë lirike dhe tregimet janë shkëputur nga libri i pabotuar
Vijon…
Foto:Ilustrim.