Unike në heshtje-Valbona Kolaveri


Shumëngjyrëshe dita,
Unike në heshtje,
Asimetrike në vetvete
Tek ngurtëson mendime

E sertë në inate,
E paplotë në ndjenja,
Brisk e ftohtë është koha
Që kërcëllon dhëmbë mërzish.