Vetes sime-Urim Mezini


Vetes sime

Sa herë kam brenga,apo ndonjë hall
Kërkoj dikë,që t’mund t’ia themë
Por më kot, sillem vërdall’
Sepse,kur të duhen,asnjë s’e gjen

E prap kthehem ,në krahët e vetes
Aty ku gjithmonë,un’ ndjehem mirë
Ku marr pa hile,udhëzimet e jetës
E me të kaloj,çdo moment t’vështirë

Ku dyert i gjej gjithmonë të hapura
E pa rracion,marrë n’jetë çdo mirësi
Ku të mbërthen,me krahët e zgjatura
E kujdeset për ty,si të t’kishte fëmijë

Ndaj,një këshillë,miqësisht ma pranoni
Veten kurrë,pas dore mos lini !
Gjithmonë duajeni e kujdes tregoni !
Sepse më të respektuar do të jeni.
Urim Mezini
Ishëm Durrës