Vijëzoj mes vijëzimesh-Valbona Kolaveri


Vijëzoj ,mes vijëzimesh jetë,
Vija të çuditshme ditësh,
Herë ato janë të drejta
Ëndrrash të pafundme,
Herë janë të kithëta,
Pa orientime të sakta
Dëshirash,
Herë janë pingule
Drejtëzuar mbi mua,
Me qëllime ,
Diku për të shkuar
Herë herë,
Valëzuar,
Konglomerat i pafundëm,
Kurse unë,
Si një zebër e pambrojtur,
Vazhdoj drejt vijëzimesh
Të panjohura,
Për të parë një vijëzim të ri