Vjeshtë-Brixhilda Dede


VJESHTË

Vjeshtë e kuqe trokiti limfës së gjakut.
Labirinthe rrugësh brishtësia e sinqertë luante me zjarr.
Ti kureshtare e paditur në frikën e lëndimit, mrekulloje njerëzishëm.

Orët çastet u lyen në ar!
Jeta ngjante me pakapshmëri!
I sigurt dukej ç’ do hap!
Befas pyete, sa zgjat kjo ndritshmëri?

Gjithçka, ngadalë lakuriqësohej.
Ndërsa gjoksi yt shpaloste qiellit gjethe kujtime.
Shiu ridhte syve të mallit, vjeshtës së ikur.

Qava si i marrë!!