21 gramët e shpirtit falë-Ardian Muça


21 gramët e shpirtit falë.

Nga ju e morëm bekimin.

Ju na ngjizēt e na dhatë jetë.

Nga ju e mësuam prindërimin

Dhe jemi sot,misionar të vërtetë.

Ju na dhatë frym’,e gjakun tuaj,

21gramët,e shpirtit na keni falë.

Ndaj mallin për ju,nuk e përshkruaj.

Kur t’ë mungon njeriu,s’gjej as fjalë.

Ishte gjiri juaj,melhem e mjaltë.

Aromë nektari,kishin ato zgjoje.

Me fjalë zemre,”zoti ju faltë”!..

“Rritu bir’ i nënës,si zog shqiponje”!..

Si guxojnë disa,nga nëna të shajnë?!

Harrojnë,se një ditë do jenë vetë pleq.

Vjen nusja dhe nënën,nga djali e ndanë,

Dhe e kujtojnë të gjorën,kur ndodhen keq..!

Kanë mall të dalin me nipër e mbesa.

“Eja bir i nënës,se na zhuriti malli”!..

Sot planeti,nisi “operacionin fshesa”!..

Në gijotinë lubia,i kalli për s’ë gjalli..!