MALLI PËR-VËNDLINDJEN-
Në mëndje më vjen një poezi e Dritëroit
kur në fshatin e lindjes,shkoi livadheve dhe arave
dhe mbushi një cantë të Leshtë me dhe
dhe e coi atë,tek Lidhja e Shkrimtarëve
Në atë kohë,kur Poezinë lexoja
thosha; kaq mall,paska ky -Njeri-?
sot që nga vëndlindja,unë jam larguar
po e ndjej atë -mall-edhe unë tani.
Këtë mall e ndjej sot,unë për vëndlindjen
atje ku unë kalova të gjithë-fëmijrinë
atje ku të shumtën e jetës kalova
dhe kjo ma shton,më shumë Dashurinë.
Dhe ndonjëherë ne,atje kur shkojmë
që mallin të nxjerrim,ne mundohemi
por edhe ate cop herë,atje kur vemë
më shumë për atë vënd,ne ligështohemi.
Çdo shtëpi e rrugë të shkatërruara
mure të rrëzuar, kudo -Gërmadhë-
a do të vijë ndonjë ditë ndoshta
dhe të ndërtohet,si më parë vallë?