1.
Errësira kohen e egër e pllakosi
Furtunë në të gjitha anët e tona
Rrënqethet moti pas vjen kaosi
Vjell nata pas stuhis lind jehona.
2.
Pleqët e molisur po kuvendojnë
Nxjerrin mllefin mbi të vertetën
Ah, vuajtjet njëri tjetrit i tregojnë
Në kohë të egër sakrifikuan jetën.
3.
Shtigjevë të kohes ecën pa u ndal
Si nënshtruan asnjiherë sakrificat
Koha e egër sjell stuhi dhe skandal
Tokën time e kishin kapluar ngricat.
4.
Ëndrrat e bishes serbe më na debuar
Varferi, shtypje, terrorë e shpërngulje
Drejtë turqis më dhunë i kanë derguar
Prap këta burra nuk pranuan përkulje.
5.
Deri në pac të korrizit shkojë varfëria
Krenaria i mbanë gjallë burrat e dheut
Ah, përballë vdekjes ishtë shqipëtaria
Nuk u nënshtruan nipat e Skenderbeut.