Vera Abdyli
Nën plafin e rrites,
shtatë vite frymë e rrallë,
Një herë solli lule fushe, faikoj
I magjepsur…pak u bë i gjallë,
Gabimishtë i fryjnë zjarrit,
Fajsohën e turpërohën
Para plagëve n’vite lëngojnë,
shtrati i heshtjes,fajet falje nuk gjenë
Qumështi i bebës mungoi…
E nesërmja si do vjenë?
N’duar t’perendisë!
Agonia e dashurisë…
Një fëmijë në mes tyre,
U la pas, larg n’fshat
Engjëll i pafajsisë…
Për punë ditë e natë
Në cilën ditë zgjohesh,
Njeriu guri mbi lule,
M’thuaj një vit apo stinë?
Plagosur e plandosur,s’e brejti brenga
Fërkem, fërkëm, barrët ia la mbi kokë
E zgjodhi agoninë, i ngordhur,
Nuk I bëhët vonë, s’lëviz dot!
Mallkoj farashkën e dhëmjes
Ëndërra e ikjes larg, pa dorën e shtizës,
puthja e rinisë sa e shtrejtë
Jetuan më mëshirën e rrugës…
Ofshamë,
penjtë e fatit mijtë i kan brejtë!