Si rreze dielli!Ajri Ramaj


Si rreze dielli hyre në trupin e terur, nga të ftohtit acar t’shpirtit tim,

Ku me trupin tënd më mbulove, e më ngrohe gjithë shqisat e trupit.

Ti më largove të ftohtët nga trupi i një qenëje njerzore pa vlerë.

Ku më solle freskinë, mushkëritë e mia u mbushën me ajër t’pastër,

Ato filluan të fryhen si tullumbace dhe më ngritën gjoksin lartë.

Zëmëra e cila filloi të rrihte lehtë në ritmin e saj gati të dilte jashtë.

Të lutem mos më vrit më me fjalë, duke thënë do iki e do vijë prapë ,

Më mirë më vrit me plumb, që dhe unë mos të jem s’i më parë!