Zemër…Leonard Pipa


Zemër zemra, zemra ime,

Është shqyer është çarë,

Mirë më mirë bëhu trime,

Eja lidhma me litar.

Eja, eja dili zonjë,

Kraharorit vrima vrima,

Vetëm krahët më mungojnë,

Nuk po rriten, s’është klima.

Syri, syri shkriu udhës,

Kokën mban nga rrugë e heshtur,

Sa të shfaqet dritë e buzës,

Sa të shuhet zjarr i qeshur!

Anës anës errësira,

U largua në të prera,

E shtyn era në rrëpira,

E tremb ujku në rrufera.

Këmbëgjatë si lejleku,

Shkel mbi gjëmba, shkel mbi ferra,

Më ka rrahur si dybeku,

Një mirazh me luleshqera…

Më kanë shkelur dy majmunë,

Kokë qethur si banane,

Djath i hëngra tre sapunë,

Shtriva sharkun në tre stane!

Qepa mëngës lara lara

Tatëpjetës me hilera,

Fustanin më tre të çara,

Keq i’a kishte grisur era…

Zemër zemrën në përfund,

Ku e humba, e përhumba…

Eja qiellit dhe në s’mund,

Ose nisëm dy pëllumba!