Donike Rrethej
Prej cilit planet ke ardhë ?!
e zemrën ku e ke?!
Cili asht ai Zot qi t’krijoj vallë ?!
endacake….
e pa’fe….
Ai shpirti jot a e njeh ?!
kët dhimë qi me grusht m’rreh ?!
unë pelegrini i vorfun,
ti nji krijes e pa’fe.
Cila rrugë t’pruni tek unë ?!
e ç’magji m’ke lëshue?!
i pa’fat afër tejet , i truemë…
krijes e djalltë , dishirim i çmendun, Grue.
Cili asht ai Zot ta njoh ?!
e ç’material ndjenjët përdori ?!
kur skulpturën tande krijoj ?!
e para mejet t’solli ?!
I pa’fat n’rrugën tande….
me fat me t’pa’e e me t’pasë
Zot !
n’cilin planet e krijove ?!
e ma hodhe këtu me e dasht ?!
Autore: