Homeri nuk besonte në përralla magjike!Rabije Bytyqi


Rabije Bytyqi

Homeri nuk besonte në përralla magjike!

Kohë e verbër ose çmenduri pa fre

romancë legjendash n’kohë të re!

Tema, me shumë dilema teatrore kontradiktore, komike prore

po mbytemi rreth pyetjes rrethanore!

Kjo botë n’varg poemash të gjalla

Figurat mistike të shtrira për toke, të vrara!

Lajme, interpretime të poetëve të mëdhenj

Letërsi, paragjykime

pastaj kotësi historike

Homeri nuk besonte në përralla magjike!

Autore:

Rabije BYTYQI Prizren