Do kisha ardhur më herët!Laureta Malaj


Një sorkadhe seç më zbriti

nga majat e larta.

Më erdhi dhe m’u ul pranë

kur po mblidhja shkarpa.

Kur hedh sytë dhe ç’të shikoj

e gjitha gjithë nur…..

Ajo bukurie saj

e gjitha pikturë.

Eja moj sorkadhe pranë

mos ki frikë nga mua.

Se ma hodhe gjithë sevdanë

me nazet e tua.

Ku vallë kaq kohë ishe fshehur,

që s’të kisha pranë.

Do kisha ardhur më herët

të kërkoja gjithë dynjanë.

Këto shkarpa unë i mblidhja

mos të kisha ftohtë.

Tani më s’do të më duhen

se më mban ti ngrohtë.