Kristo Çipa
Qeshjen si qershori, atë doja të vilja
Nga cip e asaj fytyre, praruar si livadhi
Dielli lehtë më foli:- E qeshura është e imja!
Natës ja heq ngjyrën, dhe vet si qeshja dali!
Shikimin e atij syri që çan cipën e dritës
Doja t’a rrëmbeja me forcën e magnetit
Qiell ëndërimi u nxi në mes të ditës
-Nga sytë e saj tret reja, të kaltër unë dhe deti!
Atë puthjen e saj, aromë edhe shije
Ta kisha unë doja, tani e përjetsi
Liqeni ngriti valë, nevrik n’ato brigje
-Si pellg pa të do roja, burgosur në vetmi.
Trishtimin gjysëm rozë më ngeli të marr unë
Botën që s’ka portë, misterin ngjyrë gri
Burimi fjalë s’thotë po jashtë bëhet lumë
Me udhë apo me not, ujë atje do pi!
Atje në pus të shpirtit, rubinin unë e gjeta
Në mes të pikëllimit ka rrënjët e vërteta!
Të gjitha reagimet:
29Ti, Ajri Ramaj, Godo Mehmetaj dhe 26 të tjerë