Do kujtoj-Suzana Rama


Nën dritën e qirinjve,
sonte do të rri,
do futem në kujtime,
por nuk do të pi.

Në një ditë si kjo,
do t’më duhesh ti,
të qesh, të gëzoj,
të ndjej qetësi.

Ëndrat t’i ndjell,
ashtu si dikur,
shpirti t’më ketë diell,
të mos shteri kurrë.

Do vë pak muzikë,
të lehtë, muzikë dhome,
do marr fotografitë,
ti shoh, të ngopem.

Po të ishe pranë
yjet do të shkëlqenin,
fjalët që s’i thamë,,
në tango do t’i gjenim…