Në mes të pikëllimit-Kristo Çipa


Kristo Çipa

Qeshjen si qershori, atë doja të vilja

Nga cip e asaj fytyre, praruar si livadhi

Dielli lehtë më foli:- E qeshura është e imja!

Natës ja heq ngjyrën, dhe vet si qeshja dali!

Shikimin e atij syri që çan cipën e dritës

Doja t’a rrëmbeja me forcën e magnetit

Qiell ëndërimi u nxi në mes të ditës

-Nga sytë e saj tret reja, të kaltër unë dhe deti!

Atë puthjen e saj, aromë edhe shije

Ta kisha unë doja, tani e përjetsi

Liqeni ngriti valë, nevrik n’ato brigje

-Si pellg pa të do roja, burgosur në vetmi.

Trishtimin gjysëm rozë më ngeli të marr unë

Botën që s’ka portë, misterin ngjyrë gri

Burimi fjalë s’thotë po jashtë bëhet lumë

Me udhë apo me not, ujë atje do pi!

Atje në pus të shpirtit, rubinin unë e gjeta

Në mes të pikëllimit ka rrënjët e vërteta!

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 781

Të gjitha reagimet:

29Ti, Ajri Ramaj, Godo Mehmetaj dhe 26 të tjerë