Sa i kam dasht netët e arnueme me mall…
e ditën e stërg’jat qi m’vidhte,
gërsitjen e hapave t’mij n’asfaltin e vjetër.
Hijen teme n’ditët e diellta qi m’ndiqte tuj u ?!
zvoglue e tuj u kthye n’tjetër.
Shpirt …
Sa i deshta rrahjet e zemrës qi m’kallxonin ,
rrugën drejt tejet,
e unë ?!
Ashtu tuj t’dasht ty u tjetërsova n’tjetër njeri.
Sa trishtim m’fusin zhurmat e makinave n’ikje,
turmat ku humbi,
retë e zeza n’qiell qi m’mbulojnë at pak diell e bien vetëm , shi.
Pse krahët e fluturave t’shpirtit jan zhdukë ?!
E unë ?!
Unë ku kam humbë ?!
Sa her i nig’joj e i flas me sy heshtjet e mija,
tuj t’thanë e t’dhanë mij motivet qi t’deshta.
Se tesh ?!
N’mij grimcat e mija u bana tjetër ,
n’doshta prej tejet , ndoshta prej kohës,
e moshës.
Sa ditë ikun , jam ma lerg,
sa diell nxen ty e mue koha e tret për mos’kthim,
sa net kaloj ashtu e tretun n’mendimet e mija?!
Me e gjet t’vetmin kujtim ,edhe nji….
Veç nji .
Se tesh nji ditë asht kthye e ba n’mij.
Sa i due udhëtimet vetëm,
kjaj, qeshi ,flas ashtu nën za,
e kndoj naj kangë kur zemra s’mundet ma,
e shpirti ?!
( Shpirtit tesh mbyllë i kam tana dyert me dry),
rob e kam ba’e n’kët ditë t’trishtë me piklat shiut,
shi.
Sa t’deshta vetëm Zoti e ti e keni ditë ,
Sot ?!
Jam tjetër njeri , kam ikë edhe prej zemrës tande e kot mos prit.
Se andrrat t’nepen veç nji her me i prek se don me e ditë.
Tesh ? tesh jam lerg tejet miliarda vjet dritë.