Ali Asllani vinte ku ne banonim dhe i dërgonte ftesë për mbrëmjet që bëheshin…Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

…Ata ishin dy poetë.Të dy lirikë.Njëri quhej Llazar(Lasgush) dhe tjetri Ali. Njëri qiellor.Tjetri ,tokësor. Kishin një gjak. Tani janë tretur eshtrat. Nga kohë-vdekjen e tyre.Mirëpo nuk janë hedhur në harresë. Se nuk duhet të ketë kurrë ajër.Pa poetë mes nesh.Aliu në ajrin e mëngjesit. Pa shoshitur aromat .Pa ndriçuar dielli.Ishte një trëndafil. Ishte pika e vesës. Përmbi fletët e një trëndafili. Ishte 86 vjec.Në vitin ‘66.Aso kohe,u rrëzua gjethja e fundit. E trëndafilit.Në mbretërin e tokës.Vidi – vidi pëllumbeshë” “Shqipëria kryesorja”.”Vajzat dhe dallëndyshet”.”Kur merr zjarr rrufeja”. “Poezia shqipe” . “Poezi të zgjedhura” .”Hakërrim”.”Vlora, Vlora”.

…Ishte 88 vjec.Lasgushi.Në vitin’87.Në mbretërine qiellit.Shkurt.Mbetën gjallë poezitë.Dhe më shumë të gjitha vallet. Vallja e Qielli.Vallja e Dherit. Vallja e Yjeve.Vallja e Përjetësisë. Vallja e Vdekjes…Ne nuk e dimë, se kishte ikur poeti.Mos trego kur vdes. Le të vazhdojë koha dhe të ecë si mit. Kurrë e morëm vesh sa vite kishin shkuar. Qeveritarët nuk i duan poetët.Poezin e tyre ata se lexojnë dot.

…U tha trëndafili.Mbi gurët e varrit.Cilët vajtues bënin sikur qanin?Kur poetët ikën.Ata, që tokën dhe detin.E kthyen në gurë varri! Për të vdekurit tanë. Poezi e tyre .U tha dhe a nuk na ringjalli?

2.

Bashkëbisedim me Bibika Kokalarin.

Kemi përshkrime.Autorë, që e kanë njohur poetin Ali.Sigurisht në vitet 40-66. Poeti Ali , që ishte si yjet në këtë pak vend.Nuk ishte më poeti i revolucionit të pas 45.Si po, s’mundej kështu?Ai ishte autori këngës së famshme:”Vlora-Vlora”.Po ja kështu quhej ky vend .I sertë.Poeti Ali përshkonte udhën. Kur shkonte te Lidhja e Shkrimtarëve . Godina te rruga e Kavajës. Në rrugë ecte një fisnik .Me një bastun në dorë.Veshur shik.Me pak makeup në fytyrë.Mbetur në hije.Deri sa iku.Nuk u pa më në atë godinë.Atje mbeti godina .Poeti ishte bërë hije. 25 dhjetor 1966.Eshtrat më në fund ju prehën.Dhe mëndja më, s’kishte pse i rrinte në një vend .

-Ata sot, nuk më folën, as më gojë.Dhe në rrugë, nuk më përshëndesin si dikur. Një burrë që qëndron nën shi me një ombrellë…

Njoftimi mortor:”Më 21-XII-1966 vdiq në Tiranë, në moshën 86 vjeç, poeti Ali Asllani, anëtar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve.I shprehim ngushëllimet tona familjes”.Në vendlindjen e tij.

Të gjitha cigaret u jepnin për mysafirët.Të gjithë pinin duhan.

-Poeti,na la.

3.

Bibika Kokalari.Kjo zonjë fisnike.Më shkruante te fb.Lexova sot një pjesë. Për të madhin Ali Asllani dhe po mendohesha . mos vallë shtëpia në Vlorë ka qenë shtëpia ,ku banon sot Fari Shaska ?

…Po ajo ishte shtëpia ku banoi poeti.Në shkrim e kishim paraqitur me germat F.Sh.

Bibika Kokalari:Ali Asllani ka qenë kushëriri i mamasë time. Po me thënë të drejtën, s’e dija shtëpinë ku rrinte . Pasi e kisha takuar .Kur na vinte në shtëpitë e Sharrës. Kur ne banonim me gjyshin tim , Faik Kreshpa . Ish telegrafisti i parë në shpërndarjen e telegrameve të krijimit të Shtetit Shqiptar .Fari Shaskën e kam djalë të xhaxhait tim . Po s’e kam pyetur ndonjëherë për këtë gjë . Dhe tani mora shkas nga artikulli, që lexova dhe thashë me vete : Pse s’e përmendët me emër Fari Shaskën . Natyrisht nëse është ai qe unë mendoj ?

-Po ai është dhe banesa e atij ka qenë ,banesa e poetit lirik Ali.

Me thënë te drejtën unë tani nuk para mbaj mënd . Po për poetin mund te bisedoni me Fahriun dhe unë do interesohem nëse do gjej diçka nga vajza e tezes time .Është më e madhe se unë , po qe se mban më shumë mënd.Mendova se do t’ju ndihmoja diçka , po nuk ju ndihmoj dot . Vajza e tezes më e madhe .Më tha se nuk e kishte takuar ndonjëherë tek babai . Vetëm kujtonte, që kur bënin mbrëmje vallëzimi në ato kohëra para çlirimit .Ai i dërgonte baba Faikut ,ftesat. Dhe babai merrte në ato mbrëmje mamanë time, që shkonte dhe gjyshen . Këtë me tha ajo. Po unë u thashë dhe herës tjetër që mirë është të pyes Fahri Shaskën , pasi Ai është mare me shkrime për historinë e Vlorës dhe vlonjateve me emër .Fahriu ka një biblioteke gjigante dhe ma merr mendja do këtë diçka …

Edhe një grimcë nga ajri, që rrethoi poetin.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 85

Të gjitha reagimet:

10Kristo Çipa, Ajri Ramaj dhe 8 të tjerë