Fatmir R Gjata
Amanet
Si e la trupin e shkrirë, si e la eshtër të tharë
Kur kish dalë hëna e mirë, duke ikur si i marrë.
Shtatë dete kishin vdekur, shtatë male ishin shtrirë
Nëpër natë një korb i dehur, krakërrin në errësirë
Kockat shkojnë s’di se ku, krahështrirë oh krahështrirë
Po këndon një guguftu, tek një buall nëpër brirë
S’mbetet gjurmë e re nga pas, i fshin fllad e s’mbet nishan
Përmbi varrin plot maraz, lozin… qeshin dy shejtanë
Edhe thonë me njëri-tjetrin, e tregojnë eshtrat me gisht
Ndoshta shkon për amanetin, e në varr do hyj sërish.