Angela Kosta – Vargjet e Vito Sorrentit tejkalojnë kufirin e Italisë në gjuhën shqipe


Angela Kosta –

Vargjet e Vito Sorrentit tejkalojnë kufirin e Italisë në gjuhën shqipe.
Vito Sorrenti ka lindur në Polia (Vibo Valentia – Kalabria), më 27 korrik 1952. Poet i famshëm italian, ka marrë shumë çmime të rëndësishme Kombëtare dhe Ndërkombëtare për poezitë e tij lirike. Të shumta janë gazetat që kanë shkruar për karrjerën e tij shumëvjeçare poetike. Po përmendim disa nga librat e tij të botuar: “Pika dashurie”, “Endem me mendjen”, “Poezi”, “Amebe për Euridikën”, “Poezia është hajdute”, “Poezi dashurie”, “Të braktisurit”, “Personazhet e shquar kalabreze”, “Të qartat e errëta të dhimbjes”, “Vizione kulturore”, “Vargje të kundërta dhe të ndryshme”, (përmbledhje poetike).
Po sjellim këtu një pjesë të prezantimit në libër të Susanna Pelizza (2023).

“Mbiemri ashtu sikurse si imazhi, për Sorrentin, nuk është kurrë “stoli”, por “përpikmëri e gjuhës poetike”, “rritje e njohurive”, “thjeshtësia e një forme komplekse”. “Patosi” kapërcehet, si “kaos magjepsës i shqisave”, me një “reminishencë të letërsisë”, me indeksin kulturor të vendit: është ndalimi i zhdukjes së pashmangshme të të gjitha gjërave në “ngurtësinë” e një kulture si transmetim vlerash. “Vizioni i shkëputur i gjërave” nuk i intereson Sorrentit: meqenëse është një vizion “epigonik” i lidhur ende me qëndrime të maskuara si “sapo – eksperimentalizëm”, por në realitet të hershëm dhe të mykur. E reja është kombinuar me qëllimin e saj të vetëm: të transmetojë. “Parim unik” ky, që dominon gjërat dhe i bën ato të ndërveprojnë me vlerën e tyre intelektuale. Sorrenti është i vetëdijshëm për “kaosin ekzistencial”, por ai përpiqet ta dominojë atë kaos me një përkushtim ndaj një letërsie që promovon, ose është ende e aftë të promovojë vlera në të cilat besohet…”

Kujtojmë çmimet e para të fituara, ato më të rëndësishme të Vito Sorrentit.

Vendi 1 – Seksioni Poezi – në Çmimin e XIII Kombëtar të Letërsisë Domenico Portera Qyteti Cefalù (2021).
Vendi 1 – Seksioni i Poezisë Alda Merini – në Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Qukapiku” Edicioni i I (2020).
Çmimi për poezinë më të mirë të Sezonit Kulturor në Edicionin XIX tek “Vargjet e Autorit” (2017 – 2018).
Vendi i Parë Fituesi absolut – Seksioni A – Poezi temë e lirë, në edicionin e XI të Çmimit Letrar “San Benedetto del Tronto në zemër”.
Vendi i parë absolut në Edicionin e Çmimit XXIV Anna Kuliscioff.
Çmimi i Parë në konkursin e 34-të Kombëtar Letrar “Arti dhe Muzat e tij” – Rubrika e librit të botuar.
Vendi i parë në Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë për Paqe Universale “At Ilaro del Corvo” – Botimi XXXV – X (2017).
Vendi i parë në Çmimin Ndërkombëtar Letrar për Poezi dhe Narrativë “Arti dhe Muzat” (2017). Vendi i parë i Çmimit Ndërkombëtar Antonia Pozzi për Poezinë dhe Letërsinë (2016).
Vendi i parë në edicionin e XIV të Çmimit “Antonio Filoteo Omodei” (2016).
Vendi i parë në edicionin e XVII të Çmimit Ndërkombëtar Letrar Universum (2016).
Vendi i parë në Çmimin Ndërkombëtar “Dy Siçilitë” për Letërsinë dhe Artin (2016).
Vendi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve “Diell i ëmbël” – në përkujtim të Donatella Gaspari”.
Vendi i parë në Seksionin e Lartë të Çmimit ” Poeti i Punës” – Milano (2015).
Vendi i i parë në Çmimin Ndërkombëtar Letrar për Poezinë dhe Fiksionin “Arti dhe Musat”
(2014).
Vendi i parë në Çmimin Ndërkombëtar “Banketi” (2014).
Vendi i parë në Çmimin Letrar për Poezi të Pabotuara “Shtator ikim” (2014)
Vendi i parë në çmimin “Nicola Mirto”, Alcamo, (2012).
Vendi i parë në Çmimin e Poezisë “Città di Ceggia” (2012).
Vendi i parë në Çmimin Ndërkombëtar “Banketi” (2011).
Vendi i parë në Çmimin e Poezisë “Lorella Santone” (2011).
Vendi i parë në Çmimin “Qyteti i Leonfortit” (2008).
Çmimi i parë në “Kalaja e Qytetit të Shën Miniatos” (2006).
Vendi i parë në edicionin e XI të Konkursit Kombëtar të Poezisë “Qyteti i Melendugnos” (2004).
Vendi i parë në edicionin e IX të Konkursit Kombëtar të Poezisë “Qyteti i Melendugnos” (2002).
Vendi i Parë në Çmimin “Nicola Mirto” – Alcamo (2004).
Vendi i Parë në Konkursin Ndërkombëtar “Prato Një Pëlhurë Kulture”( 2001).

Vito Sorrenti bashkëpunon me revistat: “Në dyqan” dhe “Muzat”.
Ai është i pranishëm:
1) Në Fjalorin e autorëve italianë të shekullit të dytë XX – Botime Helicon;
2) Në “Letërsia bashkëkohore italiane” – profile letrare – Botime Helicon;
3) Në Historinë e Letërsisë Italiane – Miano Editore;
4) Në Historinë e Letërsisë Rumune (fq. 309 – 310), autor i së cilës është poeti i mirënjohur Eugen Evu.
Vito Sorrenti është përfshirë në koleksione të shumta antologjike me vlerësime çmimesh të konkurseve letrare të cilat i përmendëm edhe më lart. Vito Sorrenti është i pranishëm me aforizma të shumta në vëllimet “Shkurtësia spekulare” dhe “Shuma e relikeve”, botuar nga Laboratori i Artit me redaktimin e poetit, shkrimtarit dhe kritikut të shquar të artit, Domenico Cara.

NUK DI ÇFARË TË BËJ

Nuk di çfarë të bëj me artin tuaj
dhe ekspozitat tuaja
të cilat ekspozojnë tiparet e vogëlsisë suaj.
Nuk di çfarë të bëj me sallonet tuaja
dhe pasqyrat tuaja
të cilat pasqyrojnë arrogancën
e fytyrave tuaja dhe të mësuesve tuaj.
Nuk di cfare te bëj me sytë e tu
dhe takat e juaja
që kërcasin në sallonet
dhe në kabinetet e zëvendësministrave.
Nuk di çfarë të bëj me makjazhet tuaja
dhe portret tuaja
që portretizojnë shkëlqimin e të padalave
dhe të satrapëve të ribërë.
Tjetër kërkon shpirti im
tjetër dëshiron
të tjera përndjek:
gëzimin e të kuptuarit
kënaqësinë e të mësuarit
bukurinë në aspektet e saj të pafundme
dafinën, ullirin, hardhinë
paqen, dritën dhe miqësinë.

DEVIJIMI I EGËR

O tokë, o det, o qiell!
Edhe fytyra e diellit që shkëlqen
errësohet përpara
kërdisë së gjakut
që rrjedh në skenë
ku Kaini deklaron
vargjet e tij të helmosura
dhe devijimi i egër
me egërsi ekstreme
dhe brutalitet çnjerëzor
shqyen, torturon, copëton
madje edhe zemrat e pa pendëve.

PLAKU

Në heshtjen si plumb
pezull i mbivarur
nën tymin e rrënojave
mbytur në gjak
i pafajshëm, i pafuqishëm, i pavetëdijshëm, 
gjëmimi i rambos gjëmon ogurzi
në gjoksin e plakut
që me hap të pasigurt
dhe duart që i dridhen
shtrihet mbi gërmadhat e hidhura.
Dhe një grumbull dhimbjeje e mundon
dhe fytin ia shtrëngon
dhe nuk flet, nuk bërtet, nuk ulërin
por kërkon, kërkon
me zemër të shpuar
dashuritë e tij,
fytyrat e tij, të vdekurit e tij.
Por mes shtëpive të shkatërruara
vetëm zia.
Tërhiqet zvarrë i tronditur
mes fragmenteve të dashurisë
dhe me jehona dëshpërimi të heshtur
copëtohet dhe shkërmoqet
zemra e plakut plot dhimbje.

NJË GRUMBULL HALLESH

Një burrë, 
një grumbull hallesh
dhe ëndrrash të copëtuara,
ecën shpejt
duke mbartur pas
kryqin me gjembat e tij.
Ecën drejt një fushoreje
pemësh me agrume
dhe e shpërndarë me pegelë
ku rezonojnë së bashku
të qeshurat e hienave
dhe ulërimat e mastifave.
Ecën nën hënën
që mbytet në agim
dhe një grremç me ngricë
i ngërçon zemrën
teksa mendon për mjerimin
që zapton fëmijët e tij
dhe gruan larg
në kthetrat e stërmundimit.

Për të lexuar gjithçka mbi veprimtarinë letrare të Poetit Vito Sorrenti mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
https://vitosorrenti.weebly.com/
Pregatiti dhe përktheu Angela Kosta
6 korrik 2023