Banka Botërore porosi LSDM,dhe BDI,mos shpërndani hi në kampanjë,jeni më dështues në regjion-Nexhat Bexheti


Banka Botërore porosi LSDM,dhe BDI,mos shpërndani hi në kampanjë,jeni më dështues në regjion.
Në fillim të kampanjës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale,Banka Botrore e paraqiti si të dështuar zhvillimin ekonomik të deritanishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut,duke emëruar binomin Ameti dhe Kovaçevski,si fajtor kryesorë për ngecjen e zhvillimit ekonomik,sepse këtë vit gjendemi në shkallën e fundit në regjion për nga shkalla e zhvillimit ekonomik., sipas raportit të Bankës botërore e cila jep fotografi kontraste për ngritjen e shkallës zhvillimore.
I tërë regjioni ka bë kërcim zhvillimor,edhe ate Kosova e para me koeficient zhvillimor prej 3.7%,Serbia me koeficient prej 3.5%, po ashtu edhe Shqipria,mali I zi dhe Bosna e Hercegovina me koeficient zhvillimor 3.4%,gjegjësishtë3.3%. Ndërsa Maqedonia e Veriut me projekcion ngrtije deri më 2.6% të BPV.
Evidente është se popullsia ballafaqet me jo stabilitet ekonomik,dhe amvisëritë nuk munden t’i mbulojnë shpenzimet bazike të mbijetesës.
Po ashtu edhe ekonomistja e Bankës Botërore zonja Joana Majoska i shprehën shqetsimet ndaj kategorisë së ulët, të cilët e përbëjnë nji të tretën e popullsisë në shtet, dhe nuk kanë mundësi që t’i mbulojnë shpenzimet e harxhimeve themelore.
Spiralja e inflacionit mundet të aktivizohet nga ngritja e çmimeve,megjithse mundohet qeveria t’i kontrollojë,por çështje fundamentale është pyetje se a do të përballohen paragjykimet se çmimet do të ngelin akoma të larta. Por më tepër, inflacioni bazë, si një tregues i niveleve të çmimeve, vazhdon të jetë një sfidë.
Rreziqet në horizont
Banka Botërore identifikon disa rreziqe të mundshme në horizontin ekonomik.
Së pari, paqëndrueshmëria politike në Maqedoni dhe në rajon më gjerë, së bashku me tensionet gjeopolitike që ndikojnë në dinamikën tregtare, përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm.
Së dyti, ekonomistët shprehin gjithashtu shqetësimet për zgjedhjet në vazhdim, nëse kontestohet rezultati i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga bloqet humbëse në zgjedhje, të cilët do të tentojnë t’a pengojnë konstituimin e Parlamentit dhe Qeverinë.Janë paralajmërime të mundshme se kontestimi i rezultatit zgjedhor,dhe oscilimet politike munden t’a pengojnë ose t’a zgjesin fillimin e negociateve kryesore të nevojshme për aspiratat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në përfundim, sfidat ekonomike të Maqedonisë theksojnë rëndësinë e masave proaktive për të stimuluar rritjen, për t’u përballur me presionet inflacioniste dhe për të kapërcyer pasiguritë gjeopolitike për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve.
Shkalla e varfërisë është në skajshmëri evidente,po ashtu edhe norma e migrimit është në ritje të vazhdueshme, dhe paraqet humbjen e fuqisë puntore,andaj kapacitetet prodhuese e zvoglojnë rentabilitetin e prodhimtarisë vendore,dhe vihet në rezik vazhdueshmëria e zhvillimit ekonomik.