Brixhilda Dede:Ylli i fatit


YLLI I FATIT

degë lule kumbulle, lashë zemrën.

Rrugët e pritjes vdekjen ndillnin.

Matur, durimin me mall.

Një dehje e çmendur dashurie,

kthyer ish, në gurrë strall.

Brenda një ore të shkurdisur, vërtitej mëndja.

Akrepat hedhur hapa mbrapsh.

E kaluara, lante xhama kujtese.

Koha, hidhte shira mbi zjarr.

Dëshirat ngrinin krye mbi intelektin,

qeshur me epshe shtazarake.

Asfaltesh serre brenga gjetur strehë,

humnerë të thellë, vinte e hapte.

Universit më të bukur ku shlodhen shpirtëra.

Papritur, shfaqur ish ylli i fatit.

Qënia ime frymonte ndier jetë.

Buzëqeshur, mrekullirave të çastit.

Në stinët ngritur pishtarë dritë.

Trëndafila të kuq çelnin për mua.

Zemra gojë hapur në pritje qendronte.

Tërhequr, thellësisht të urriturin shpirt që vuan.

Brixhilda Dede @📖🖋2023

( Të drejtat e autorit të rezervuara)