Buzëqeshja mbyll plagë!!Blerta Basha


Blerta Basha

Buzëqeshja është si rreze dielli,
që na ngroh cdo ditë,
është shtim jete cdo cast,
sytë medjen na e ndritë..

Jeta është e bukur vertet,
ditët ti mbushim me jetë,
ka gezime dhe hidhërime,
por buzëqeshja është,forca ime..

Aty gjej forcën e shpirtit,
dhe kur më kap ndonjë trishtim,
ajo vjen aq magjishem,
ma qetëson kët shpirtin tim..!

Me buzëqeshje shkruaj varg,
dhe plot dashuri në shpirt,
nëse trishtimi papritmas më kap,
shtrëngoj fort te dashurën poezi ..!!