Çmenduri-:Sheqere Sina


ÇMENDURI

Ja, Yjet larg paskan mërguar

Tok me fëmijë janë pakësuar.

Ç’të jetë, çmenduri apo magji?

S’e di as unë…s’e di as ti…

Shkëndija zjarret flakërojnë

Si gjarpërinj që të helmojnë

Po humb ngadalë ti o njeri…!

Është çmenduri apo magji?

Plot re të zeza oqeanet,

Ku është ky Zot që s’po rishfaqet?

Këputet- fije peri, jeta,

Dhe gllabërohet nga kuçedra.

Njeriu humb, njeriu vdes,

Dhe ajri shter në tokë shkretuar,

Kjo re po qan, apo po qesh?

Kuçedra ujin ka shteruar.

Si yll po tretesh o njeri!

Mbi këtë tokë që rënkon.

Është magji a çmenduri?

Njeriu njerinë, si qen kafshon.