Copëra pasqyrash
Mrekulli të përtypësh
copëra pasqyrash
të shijosh
një duzinë viktimash gazmore
në heshtje
të ndiesh në trurin e lodhur
një ngërç misteresh
që humbasin
aty.