Dedikim kolegut, krijuesit Ligor Stafa…. !!!Piro Millona Minella


…..RUBRIKA: E MËRKURA E MIQVE LETRARË..!!! .

…. “ Mes miqve të mi letrarë, Unë Financieri Romantik…..!!!”

….. “Ju keni varg të bukur elegant poetik!! E mirëprita botimin e librit tuaj “Autoportret” botuar nga “Muzgu”…!!!”

…Para pak ditëve më erdhi ftesë për miqësi. Për mua nuk ishte emër i panjohur. E kisha ndjekur vargun e tij në portalet ku i poston.

Pranova ftesën dhe shkëmbyem mesazhet e para:

-Ju keni varg të bukur elegant poetik!! E mirëprita botimin e librit tuaj “Autoportret” botuar nga “Muzgu”. E njoh edhe Mark Simonin

Na kane bashkuar eventet e shumta për librat!!

-Përshëndetje koleg, ekonomist romantik!

Ky mesazh më la të kuptoja se ishim dhe kolegë si ekonomistë.

Më përcolli si koleg jetëshkrimin profesional:

Kam lindur në Kukës, më 11 Dhjetor 1960.

Kam jetuar në qytetin Laç.

Shkollën e mesme e kam kryer në Vlorë.

Jam diplomuar master (MP) në Ekonomi, në degën Financë – Bankë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër…..

Jetoj në Florida, SHBA.

Shkruaj poezi dhe prozë.

Kam botuar librin “Natyrë e qetë” (poezi, shtëpia botuese “Konica Press”, Shkup, 2009).

Jam redaktor i librit “Tregjet dhe institucionet financiare” (Botimi i dytë, Shkodër 2013) me autorë Elez Osmani e Rozafa Ristani.

Gjithashtu jam redaktor i librit “Tregjet dhe institucionet financiare” (botimi i tretë, Shkodër 2017) me autorë Prof. Ass. Dr. Elez Osmani dhe Prof. Dr. Ibish Mazreku.

Po punoj si bashkëautor për përgatitjen për botim të një libri mbi “Drejtimin e Projekteve në Ekonomi”, me një mikun tim profesor nga Mali i Zi (Prof. Ass. Dr. Elez Osmani).

Matanë ekranit të celularit ishte një koleg me kapacitet profesional,

por edhe një krijues i vlerave artistike…..

Përshëndetje, Piro! Kam porositur profesor Mark Simoni të mbajë te Shtëpia Botuese MUZGU dy kopje të librit tim, për Ju Mund të shkoni të tërhiqni librin aty.

Në orën 18,30 u takova me Mark Simonin tërhoqa dy kopjet e librit ” Autoportret”, prozë, u ulëm diku pimë edhe një kafe dhe pastaj u largova për në shtëpi.

U ula e shfletova. Vëllimi përmban 11 tregime. Ka 56 faqe.

Mendova që faqet ku do te ndalem të jenë numri 11 datëlindja e mikut të ri Ligor Stafa dhe numrin 18 , që i korospondon datëlindjes time.

Lexova shënimin e botuesit Mark Simonit:

“….. Ndërgjegjia krijuese e këtij krijuesi ka në zanafillën e projektksionit krijues pikërisht këtë lloj materie filozofike dhe letrare, atë të nënvetëdijes dhe ezoterisë së fshehtë personale që ka qënja njerëzore…

….Ky shkrim është në një farë mënyre ese mbi parabolën e letërsive të tilla dhe destinin se ku duan të mbërrijnë këto tregime simboliste, mbushur me situata te pafundme ireale…”

Ndalem në faqen 11:

Tregimi i parë “Lehja”

“di të lehesh,” më pyet ajo.

Ajo: ” Provoje nje herë të lutem!”

Unë, pasi kollitem pakëz, nis të leh; ” Ham…ham…ham…”

Ajo: ” Mjafton qenushi im ! Më pëlqen. Vërtet më pëlqen. Di të lehësh ashtu siç dua unë. Do të shkojmë diku, por… dua t,më çuditësh.”

Shfletoj disa faqe dhe ja numri 18:

Tregimi ” Në tavernën tonë të preferuar.”

… Profesori i Madh miratoi me tundjekokë.

Piktori i Madh po përfundonte vizatimin e tij:

-Përse je kaq i sigurt, o Shkrimtar i Madh?

-Veprimet e skeleteve ishin në sintoni me fjalët e mjekërkuqit pranë banakut; minj, hell, kufoma, hije. Të fundit ishin varrezat….

…Ju ftoj Miqësia ime të lexoni këtë vëllim me tregime pak të çuditshme, por ju siguroj se nuk do ta ndani librin pa shfletuar faqen e fundit 55….

Piro Millona Minella

Tiranë, më 23 Gusht 2023.