Dekadenca e jetës-Nexhat Bexheti


Mos pyet pse vitet kalojnë

Shpejtë sa me qenë një ditë

Të gjithë jetuam nën një hije

Por ne kishim të gjithë zgjidhje

Jetuam nga djersët e ballit tone

Këpuca dëshiron të hyjë në kapelë

Koka të futet  në këpucë

Është humbur kuptimi i harmonisë

Ç’të themë argumentet zbehen

Andaj pendimi është i kotë

I’u afruam ëndrës, së përbashkët

Akoma vazhduam, nuk e kuptuam

Se hymë në epokën e jetës së shkurtë

Ku i kemi shokët,nuk duken rugëve

I zbukuruan varrezat,i shëmtuan shpiat

Nuk kemi se me cilin të ngelim të ri

Vitet nën hije e përmbysën rininë

Jeta është rezikdetyrimi i fuqishëm

Ç’do kujtë mundesh t’i huazosh mjete

Por jetën s’mundesh askujtë t’ia huazosh

Në ca momente më vjenë që t’a shkelmoj jetën

Para syve të turmave,traumatologjike

Turen me byrila që të turpërohen

Në disa rethana dorëzimi sjell fitore

Amputimi i ndërgjegjes është i dhimbshëm

Dhe i shëmtuar nuk gjendet protezë

Kapërdihen situate që të realizohet synimi

U’a pashë turpin në sy,gjersa i lavdëronin

U bënë dëme të mëdha për pak përfitime

Pija u’a zgjoi bindjen se dine të këndojnë

Pasojat do na e thyejnë kurizin

Do të aludojmë se dhimbja vjen nga reuma

Vorbulla me shumicë do të  përbijë