Diell Prilli-Teuta Shaqiraj


Dielli sot ,si perde e shqyer.

Re të përhimta,

të bardha,

si pelena të palara.

Veshur e fashuar dielli

me forma të reja,

në syrin tim merr formë metafora.

Në ajrin gri ,sa ftohtësi

nën të e prushta llavë

nuk digjet për cudi.

DIELLI këtë mengjes prilli

si perde e shqyer,

në vakësine blu ,

më ngroh zemërthyer.

Syri më shtang një grimë ,

një drithërimë,

një rreze më përshkoi,

nje qark elektrik,

e shkrumbemi të dy,

unë dhe DIELLI.