Ditë zi nuk ka-Izet Shala


Izet Shala

Në tokën e premtuar,
ku është varrosur ‘Kali i Trojës’,
shkoi me ‘Përbindëshin e Kadares’
dhe për gard nderi kam
Sanço-Pançon e Servantesit.
Epin e lexoi,
pa shqetësim
nëntingujt e muzikës mortore,
të komponuar nga Zhyzep Verdi,
shoqëruar
me aktin e fundit të ceremonisë.
Sonte në mbrëmje, ku
Kali i Trojës varroset,
afër mullirit të erës,
nën valvitjen e flamujëve
të ngritur në gjysëmshtizë,
në shtetin e Vajzanit
‘Ditë Zie’ nuk ka.

  • Malishevë