Do t’jetë moti edhe më zi:nga Sami ARIFI



Do t’jetë moti edhe më zi

Shkruan: Sami ARIFI

Ca rrenca faqezi,
n’plot shoqata janë bërë pari…
Ca prej tyre ulën n’rend t’parë,
për t’hequr dyshimin nga kishin ardhë…

Nga sigurimi serbo-sllav erdhën për t’friksuar,
nga shkolla nacionalistët për t’i larguar…
Madje i emronte për t’parë,
zgjimin t’përkushtuarve për t’ju ndalë..

Bashkëpunëtorët t’par i vendoste,
sigurimi atdhetarët i burgoste…
Sot ne të mbledhim mend,
atdhetarët t’vendosen n’rend…

Po s’vepruam me pastërti,
do t’jetë moti edhe më zi…