( E PËRZGJEDHNA ) GRUE.

Sa pak m’dhanë njerëzit edhe at pak prap e deshtën ,
sa shumë ju dhashë ,kurrë nuk mendova për mue,
për kët ala sot ( shumë prej tyne )e shkelin me kambë,
krijesën ma të bukur e t’bekueme qi Zoti fali Grue.
Kanjiher pyes Zotin ,fatin pse t’tilla na krijoj!?
me u sakrifikue gjithmonë për t’tjerë ?!
po besoj Zoti , afër t’keqes fali t’bukurën e me zemër e bekoj,
për sot kjo botë nuk asht terësisht e mjerë.
Grue !
Ti ,krijesë mbi tan qi i jep botës ,Jetë…
lot ,gjoks me u ushqye ,peshue ,dashni e gjak,
Grue !
Ti e bekuemja ,lule ,përmbi nji botë helm e vner,
ti ,moj ti qi t’shkelën e u ngrite prap.
( se jeta kish me vazhdue edhe mbi gjak ).
Eh, sot tek shkruej këta rreshta m’dridhet dora,
nuk mundem me ju than aq lehtë : ( e gëzofshi kët festë ju Gra ),
vetëm nji fjalë ,m’del prej zemrës e shpirtit kaq e shtrenjt,
kjofshin tana ditët për ne lumtuni e vrasje e as gjak mos pastë ma ).
Se për ne burra nuk ka fest vetëm nji ditë,
dueje e respektoje kët krijesë t’mrekullueshme që afër ta vuen Perëndit.