Eleni Fotaqi-Κoralia (Η Kοραλια) Shqipëroi: Lefter Shomo


ELENI FOTAQI

ΚORALIA (Η KΟΡΑΛΙΑ)

rrethinat, në komunën e Ilisë

Tërë kurba, tul i freskët si qemer

Është trup i trëndafiltë i Koralisë

Më i njohur nga secili monument.

Vetull,bukla,të kuq buze e pasqyrë

Ah moj vajzë ti tundon edhe një prift

Sillu zgjuar dhe shëmtohu në fytyrë

Sepse zanat nuk i do më asnjeri.

Koralia, Koralia, Koralia

Ulu të mendosh

Mos bjer pre e askurkujt nga dashuria

Ti e gjallë mes trupit tënd mos u varros.

E merrnin me vete djemtë e gjithë lagjes

Numëronin radhë bamirësish

Me dantele, me kordele ,me krevate

Mbyllte ajo në muaj dhjetë shtëpi.

Por gaboi, ajo dashuroj Nikon

Në pasion të njërit ra viktimë

Kur u mposht i tha se i përkiste,

Tmerri e zuri edhe u bë tym.

Shënmëria ime, e zunë nëmat

Filluan gratë e lagjes me shpoti

Shih lëkurë,pa shih lafsha edhe rrudha

Posi uji na u zbraz kjo bukuri.

Në rrethinat, në komunën e Ilisë

Pa të afërm , rri ajo, pa dashuri

Atë trup të trëndafiltë të Koralisë

Nuk e njeh, nuk e lakmon më asnjeri.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/625 e.f.α.