Fuqi t‘merr fryma e shtetit…Sami Arifi


Fuqi t‘merr fryma e shtetit…

Shkruan: Sami ARIFI

Dallavergji e hajduq,
interesi i bëri truq…
S’kanë qëllim mirë për t‘vendos,
veç varr shoqërisë për t‘i gropos…

Pa djerës mendojnë t‘mirat me‘i shkrry,
me gënjeshtra n‘çdo derë për t‘hy…
Me’u afrua te i pari,
pa meritë ja‘u banë zari…

Sahanlëpirsat vazhduan prapë,
Klyshve t‘vetë ja‘u futën n‘gjak…
Vazhdojnë prapë n‘kontinuitet,
për t‘bër dëm mblidhen apet…

Për popull t‘mirat për t‘ardhë,
t‘funksionoj shteti kombëtar…
T‘humbet fara e thiut e dreqit,
Fuqi t‘merr fryma e shtetit…

Kur ligji n‘shtet gjenë zbatim,
qytetari n‘shte s‘ka ngushëllim…