Fustanella-Petraq Kote


Petraq Kote

Mund të jetë një imazh i 1 person

(Kostumografi)

…është veshje tipologjike iliro arbërore e konfirmuar edhe arkeologjikisht në Durrës, Apolloninë e Parë të Ilirisë (shek 8 p. e. r), Shas, Dukagjin, Nish, Ulpiana, Shkup, Sul, Prevezë, Athinë, Iraklios… Ajo tashmi është identikit kombëtar dhe nuk mban asnjë pronësi krahinore. Nuk ka fustanellë labe, mallakastriote, çame, myzeqare. Edhe pse gegët më shumë përdorin tirqet, është fustanella ajo veshje e poshtëme burrash që i bashkonë me trungun amë.

Fustanellën e Ilirëve (arbërore) e morën edhe shumë shtete të tjera ballkanike të cilat u krijuan artificialisht mbi trojet etnike të gadishullit Ilirik, e morën së bashku me popullsinë arvanite, arnaute vendase të cilën e asimiluan me dhunë e gjak.

Fustanella e shqiptarëve nuk mund të njehësohet me xhubletën, gunën me rrëke, ajo është thjesht një fund burrash luftrash dhe fitoresh, palosur deri mbi 1000 pala i cili shkon nji pëllëmbë poshtë gjurit…

Simbolika e palave të fustanellës tregon jetën moderne e cila ka filluar nga viti 1 era e re. Më parë quhej linjë sepse prodhohej me fill lini, asaj kohe fustanella nuk kishte pala…

@kotepetraq

Msc

Fier, pranverë 2013