Gjithmonë do mbeten pishtar…Adem Nuhaj


Gjithmonë do mbeten pishtar ……

U bënë kohë dhe u benë vite

Që , trimat flenë në lëndinë

Ìshin bijtë e kësaj shqipe

Që , luftuanë për Shqipërinë.

Luftuanë për lirinë e vëndit

Për vatan s’e kursyenë jetën

Ata shqiponjat e shkëmbit

Yje të pashuar mbetën.

E dhanë gjakun e kulluar

Nëpër fusha , nëpër male

Ndaj mbetën të paharruar

Bijtë e tokës shqipëtare.

Për veprën , që ata lanë

Krenohet kombi shqipëtar

Dhe toka , që sot i mbanë

Me gjak të tyre është lar.

Luftuanë , si shqiponja mali

Me me pushkë e bomba në dorë

Ì thërriste ideali

Ndaj ranë dhe mbetën dëshmor.

Besë e tyre , besë lirie

Besë për kombin shqipëtar

Nder i kësaj Shqipërie

Gjithmonë do mbeten pishtar.